Qindra budistë kanë kërcënuar me vdekje myslimanët në Mianmar, duke përtrirë kështu dhunën që rinisi në fillim të kësaj jave.
Dhuna ndër-fetare ka shpërthyer në të gjithë vendin gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e diskriminimit në masë të gjerë të myslimanëve Rohingya. Ndonëse presidenti tashmë civil Thein Sein u zotua për trajtim të barabartë të komunitetit mysliman në Mianmar, qeveria e tij as që mori përpjekjet për të mbrojtur ata, kur sulmohen nga budistët.
Së paku 240 vetë janë vrarë dhe më shumë se 140.000 të zhvendosur që nga qershori 2012. Shumica e viktimave kanë qenë prej pakicës muslimane, por që vlerësohet të jetë rreth 5 për qind e popullsisë. /mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version