Në Britani familjarët e personave me ngjyrë të cilët kanë humbur jetën si pasojë e dhunës policore janë mbledhur para ambasadës së SHBA-së në Londër për të protestuar pas vendimit për mos-gjykimin e policit i cili vrau të riun me ngjyrë 18 vjeçarin e pa-armatosur, Michael Brown në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë persona të mbledhur para ambasadës kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme si: “Dhuna nuk mund të justifikohet”, “Drejtësi për Michael Brown” si dhe kanë lëshuar slogane, “Edhe jeta e personave me ngjyrë është e rëndësishme”. Mes protestuesve kanë qenë edhe familjarët e Mark Duggan, i cili u vra nga policia mes protestuesve gjatë nxitjeve të grabitjeve në verën e vitit 2011.

Carole Duggan, tezja e Mark Duggan në fjalën e saj përpara ambasadës tha: “Nga këtu i shprehim ngushëllimet tona familjes së Michael Brwon. Edhe ne e dimë dhimbjen të humbësh një person të dashur në duart e policisë, dhe me këtë shkak komunitetit trim në Ferguson i dërgojmë mesazhe solidariteti”.

Protesta e organizuar nga grupi “Qëndro Kundër Racizmit” përfundoi në mënyrë paqësore. Ndërsa disa grupe të vogla personash pasi janë larguar nga ambasada kanë marshuar drejt parlamentit dhe godinës së Qeverisë.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version