Një kapitull i ri në historinë e udhëtimeve për shqiptarët hapet këtë vjeshtë: për herë të parë, nga 1 tetori 2025, do të nisë linja ajrore direkte mes Prishtinës dhe qytetit të shenjtë Xhide në Arabinë Saudite, krejtësisht për herë të parë në këtë drejtim!
Ky zhvillim i shumëpritur pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet për qëllime fetare, turistike, kulturore dhe të biznesit.
Fluturimet do të operojnë tre herë në javë, në këto ditë:
-
Të mërkurën
-
Të premten
-
Të dielën
Për shumë udhëtarë nga Kosova dhe më gjerë, kjo është një mundësi e artë për të vizituar një nga qytetet më të rëndësishme të botës islame – tani më afër se kurrë.
Nga ana tjetër, nuk do të ketë fluturime direkte nga Rijadi për këtë sezon, një mungesë që ndoshta do të mbushet në të ardhmen. Sipas burimeve tona, fluturimet direkte nga kryeqyteti saudit mund të rihapen vetëm gjatë muajve të verës në sezonin e ardhshëm.
Ky zhvillim është pritur me entuziazëm të madh nga komuniteti shqiptar, veçanërisht ata që udhëtojnë për umre ose vizita në vendet e shenjta.
📍 Rezervimet pritet të hapen së shpejti – qëndroni të informuar dhe përgatituni për një udhëtim historik!
🕋 In shaa Allah – nga Prishtina drejt Xhides, më afër vendit të shenjtë se kurrë më parë!