Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë pas ndryshimit të pushtetit

Zvicra ka vendosur të heqë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë edhe ato ndaj bankës qendrore, pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024. Këshilli Federal, organi qeverisës i Zvicrës, deklaroi se në fuqi do të mbeten vetëm sanksionet që prekin individët dhe entitetet e lidhura me ish-qeverinë.

Sipas deklaratës zyrtare, ky vendim synon të nxisë rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë dhe të mbështesë një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor. Pas një lehtësimi fillestar të sanksioneve në mars, tani janë hequr kufizimet për shërbime financiare, tregti të metaleve të çmuara dhe eksportin e mallrave luksoze. Në total, 24 entitete, përfshirë bankën qendrore siriane, janë larguar nga lista e sanksioneve.

Ky veprim i Zvicrës pason vendimet e ngjashme të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në maj 2025, pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri sirian, Ahme dal-Sharaa.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version