Javën e ardhshme formohet legjislativi i ri, ndërkaq vendimi i presidentes pritet të publikohet brenda dy ditësh.
Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, të premten e kaluar, i ka krijuar mundësinë e shpejtë presidentes së vendit, që të kërkojë një datë sa më optimale brenda afatit ligjor, për thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate publike, ka thënë se vendimin për këtë çështje do ta marrë brenda dy ditësh.

Presidentja ka sqaruar se së pari do të konstituohet Kuvendi, e pastaj do të mandatohet kandidati për kryeministër të ri.

Presidentja e vendit, sipas Kushtetutës, ka një afat prej 30 ditësh që të caktojë mbajtjen e seancës së parë konstituive të legjislaturës së re, që nga dita e certifikimit të zgjedhjeve.

“Një gjë është e qartë dhe e sigurt – presidentja nuk do ta presë kufirin kushtetues të caktimit të seancës inauguruese, për faktin se veç konstituimit të Kuvendit, janë edhe proceset e tjera, që ndërlidhen me konstituimin e institucioneve të tjera – marrëveshja për ekzekutivin”, tha burimi i gazetës, i afërt me bashkërendimin e agjendës ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version