Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe ambasador jorezident në Kosovë, Yousuf Hassen Al Saai.
Kryeministri Thaçi përgëzoi ambasadorin Al Saai për detyrën e re, si ambasador jorezident në Kosovë, dhe theksoi nevojën e avancimit të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve respektive.
“Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht në bërjen e reformave në të gjitha fushat, me qëllim të lehtësimit dhe krijimit të një ambienti më të mirë për investitorët e huaj potencialë”- tha kryeministri Thaçi.
Ambasadori Yousuf Hassen Al Saai, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Katarit për bashkëpunim në të gjitha fushat midis dy vendeve.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version