Një letër e cila dënon sulmet ndaj muslimanëve është publikuar në internet.

Një letër e cila dënon sulmet ndaj muslimanëve në Austri është nënshkruara nga një mijë vetë nga besime të ndryshme e cila u publikua në internet të mërkurën.

Tri gra të cilat ishin me shami koke, tri xhami dhe një shkollë e lartë fetare në ndërtim u sulmuan në Vjenë muajin e kaluar.

Deklarata u përgatit nën udhëheqjen e feministes myslimane, Dudu Kucukgol dhe Peter Stoger, një profesor në Universitetin e Innsbruck me titull, Thirrje për qetësi publike dhe Letër e hapur për histerinë kundër muslimanëve.

Ata duan që të fillon një debat sepse ata mendojnë se debati në media dhe në politikë ka shkaktuar përjashtimin e muslimanëve, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë, ata dënojnë fuqimisht sulmet ndaj muslimanëve dhe sulmet nga ISIL-i.

Krijimi i frikës ndaj një grupi fetar dëmton të gjithë njerëzit. Ne bëjmë thirrje për qetësi për paqen e të gjithë njerëzve të Austrisë, thotë deklarata.

Deklarata u nënshkrua nga akademikë, shkrimtarë, anëtarë të parlamentit, gazetarë dhe anëtarë të organizatave jo-qeveritare.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version