Pas vrasjes së trefishtë që tronditi Gjilanin, hetimet kanë marrë një kthesë të re. Policia e Kosovës ka përditësuar njoftimin për kërkim, duke shpallur si të dyshuar jo vetëm Mefail Shkodrën, por edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra. Të tre, banorë të Gjilanit, dyshohen për përfshirje në krimin e rëndë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tyre. Për të lehtësuar procesin, janë publikuar fotografitë e të tre të dyshuarve.

Policia kërkon që çdo person që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të lajmërojë menjëherë autoritetet. Të gjitha të dhënat e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Mënyrat për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • Stacioni më i afërt policor
  • Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”
  • E-mail: info@kosovopolice.com
  • Numrat e telefonit: 192 ose 03850807001

Rasti i tmerrshëm i së dielës rezultoi me tre viktima. Të dyshuarit ende janë në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e këtij krimi.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version