Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka njoftuar se ministri Bernard Nikaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Arsyeja e dorëheqjes është personale dhe ka të bëjë me avancimin e mëtejshëm akademik.
“Z. Nikaj do të qëndrojë si studiues mysafir i mbështetur nga bursa Fulbright në Universitetin e Californisë në Berkeley për një semester”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se kryeministri Thaçi ka pranuar kërkesën, dhe ka liruar nga detyra ministrin Nikaj dhe në të njëjtën kohë ka emëruar ushtrues detyre zëvendësministrin Avni Kastrati, me të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë deri në emërimin e Ministrit.
“Ministri Nikaj dëshiron të falënderoje të gjithë punonjësit e MTI-së, për përkushtimin dhe kontributin e dhëne gjate këtyre viteve të punës së përbashkët në arritjen e reformave të rëndësishme për zhvillimin e sektorit privat dhe mbarë sektorit ekonomik në Kosovë”. /Telegrafi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version