Trembëdhjetë persona, duke përfshirë tre civilë, janë vrarë të shtunën në një sulm me drone (avion pa pliot) të SHBA-ve mbi një grup të dyshuar për militantë të al-Kaidës në krahinën qendrore të Jemenit, Al-Bayda, ka thënë një burim i sigurisë.
“Dhjetë pjesëtarë të Al-Kaidës u vranë në sulm,” ka thënë burimi për Agjencinë Anadolu.
Tre të tjerë u plagosën kur një dronë goditi automjetin që transportonte një grup të dyshuar si militantë të Al-Kaidës në rrethinën e Al-Bayda të Al-Faraj, ka thënë burimi.
Nuk kishte asnjë koment nga grupi i Al-Kaedës në sulm.
Jemeni po bën përpjekje për të ruajtur rendin dhe ligjin që prej rrëzimit të presidentit Ali Abdullah Saleh në vitin 2012./mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version