Autoritetet izraelite të enjten lëshuan urdhër për rrënim të dy ndërtesave palestineze dhe një hambar në qytetin e Bregut Perëndimor, Betlehem.
“Izraelitët iu dhanë pronarëve palestinezë 45 ditë për prishjen e pronave”, ka thënë Hasan Breijieh, koordinator i një komiteti lokal që kundërshton ndërtimin e vendbanimeve izraelite në tokën palestineze, për Agjencinë Anadolu.
Nuk kishte asnjë koment nga autoritetet izraelite për kërkesën.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se Izraeli shkatërroi më shumë se 500 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor dhe Al- Quds (Jeruzalemin Lindor të pushtuar) vetëm vitin e kaluar.
Palestinezët që jetojnë në zonat rurale të Bregut Perëndimor janë sulmuar shpesh nga kolonët radikalë hebrenj./mesazhi/
Previous ArticleInkursion izraelit në Gaza
Next Article Çfarë është derogimi (nes’hi) në Kuran?