Forcat irakane të sigurisë dhe milicitë shiite pro-qeveritare kanë ekzekutuar të paktën 255 të burgosur mysliman (sunit) që prej 9 qershorit, kur sulmet e kryengritjes filluan në disa zona të vendit. Këto shifra i bënë të ditura grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.
Sipas raportit, vrasjet janë hakmarrje ndaj veprimeve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
Të burgosurit ishin të gjithë myslimanë sunit, ndërsa shumica e ekzekutorëve – anëtarë të forcave të sigurisë dhe milicisë ishin nga sekti shiit.
Shumica e ekzekutimeve ndodhën kur forcat irakiane po tërhiqeshin për shkak të avancimit të luftëtarëve të kryengritjes.
Në raport ceket se vrasjet u kryen në gjashtë fshatra irakene: Mosul, Tal Afar, Bakuba, Xhumarke, Raua dhe Hilla.
Raporti perfundon se edhe pse e gjithë bota ka drejtuar gishtin nga ISIL, nuk duhet mbyllur sytë ndaj dhunës sektare të qeverisë shiite ndaj popullatës myslimane sunite. /mesazhi/