Apple është duke përgatitur lansimin e dy iPhone-ve me ekrane të mëdhenj, kanë bërë të ditur mediet britanike. Njëri do të jetë me ekran 4.7 inç ndërsa tjetri 5.7.
Spekulimet e mëparshme pohonin se kompania do të publikojë telefonin super të hollë të quajtur “iPhone Air”, i cili mund të jetë pajisja më e vogël e Apple sa i përket telefonave të mençur.
Dy tipet e reja pritet të lansohen në konferencën vjetore të Apple që do të mbahet në San Francisco gjatë muajit qershor. Ky është vendi ku tradicionalisht bëhet publikimi i produkteve të reja. Nëse spekulimet konfirmohen atëherë Iphone-t e ri pritet të dalin në shitje brenda pak javëve.
Sipas gazetës “The Sun”, iPhone 6 do të ketë një ekran prej 4.7 inçësh ndërsa rezolucioni i ekranit do të jetë i përbërë nga 640 pixels. Menjëherë pas këtij produkti, kompania do të lansojë edhe modelin tjetër me ekran 5.7 inç.
Iphone 6 lansohet në qershor?
Previous ArticleMungesa e reshjeve rrezik për të mbjellurat me grurë
Next Article PD: Ezani të mos përfshihet në ligjin për zhurmat