FUND STINE
Ikën, kthehesh e dhimbja
Dhëmb e pushon kur ti je
Zanë dhe këngë nëpër ëndrra
E ëndërr e largët mbi re.
Dëbora ka zbritur rrëkeve
E mali këmbeu këmishë
Bajamet çelën dritareve
E zemra pyet, a do të vish?
Ikën e tek mua harrimi
Mbetet të më heqë mërzinë
Një dritëz e vakët përçmimi
Prej syve që humbën shtëpinë
Derën do ta le të hapur
E zjarrin ndezur do mbaj
Një lule për ty sapo ka çelur
E një gonxhe gati pas saj.
FATMIR BAÇI
