Presidenti turk Recep Tajjip Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në OKB ka deklaruar se pasiviteti i kësaj organizate ka shtyer njerëzit drejt terrorizimit.
Presidenti Turk ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të OKB-s e cila po vazhdon të hesht përballe gjenocidit İzraelit në Palestine.
Zhvillimet e fundit ne Siri dhe Lindjen e mesme kanë bërë që në perëndim të shtohet Islamofobia gjë për të cilën ai u ka bere thirrje botës perëndimore të e trajtojnë si vepër të dënueshme me ligj, ai nuk ka lëne pa cekur edhe grushtetin e ushtrisë Egjiptiane qe ia beri demokracisë me rrëzimin nga pushteti te Presidentit legjitim Muhammed Mursi gjë te cilën OKB nuk e kishte cilësuar si grushtet.
Në vazhdim të fjalës se tij ai ka cekur edhe krizat qe po vazhdojnë të marrin jetëra të pafajshme ne Ukraine, Siri, Jemen, Palestine duke thëne se përderisa bota perëndimore po jeton ne rehati këto vatra po vdesin nga uria dhe plumbat, vetëm muajin e kaluar ne Palestine janë vrare me shume se 490 femije ne Gazza dhe bota e ”civilizuar”ka heshtur perballe ketij krimi njerzor.
Erdogan duke pyetur se per çfare ekziston OKB ka bere me dije se bota është më shume se pesë shtete duke aluduar në Këshillin e Sigurimit.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version