Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot Izraelin për terrorizëm shtetëror duke bombarduar Rripin e Gazës dhe duke kryer një masakër kundër banorëve palestinezë.
“Deri kur bota do të vazhdojë të qëndrojë e heshtur për këtë terrorizëm shtetëror?”, është shprehur i revoltuar Erdogan në fjalimin e tij të përjavshëm para deputetëve të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) duke përjashtuar çdo normalizim të marrëdhënieve të Turqisë me shtetin hebre. /Telegrafi/