Në një shkrim për zgjedhjet në Kosovë, agjencia gjermane e lajmeve i ka bërë një përshkrim gjendjes në vend. Sipas DPA, nën pushtetin e Thaçit Kosova është shndërruar në një vend thellësisht të korruptuar.
Agjencia gjermane e lajmeve, në një analizë për gjendjen në Kosovë, dy ditë para zgjedhjeve, e ka përshkruar vendin “thellësisht të korruptuar nën pushtetin e Thaçit”

DPA, rikujton se më 2013 Transparency International e kishte radhitur Kosovën në vendin e 111’te kur bëhet fjalë për korrupsionin, krahas vendeve më të korruptuara në botë, siç janë Etiopia, Tanzania ndërsa në Europë para Shqipërisë, Bellorusisë dhe Rusisë.

Komisioni Europian vitin e kaluar e paralajmëroi Kosovën se duhet të bëjë më shumë për ta trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Opozita akuzoi Thaçin për kontroll ndaj mediave dhe për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore.

DPA bën të ditur se akuzat në lidhje me kontrollin e mediave u bazuan në raportin e Freedom House për vitin 2014 I cili e rangon Kosovën në vendin e 98 nga 197 vendet.

Po ashtu përmendet papunësia e lartë që është 35 përqind ose 45 varësisht nga burimi I informacionit.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version