Gjatë gjithë historisë, shumë shtete kanë shpallur falimentimin. Arsyet ishin të ndryshme, e edhe pasojat.
Argjentina pak ditë më parë shkoi në falimentim, për herë të dytë në dymbëdhjetë vjet. Telegrafi ju sjellë një pasqyrë të dhjetë falimentimeve më të mëdha në histori

1918: Bashkimi Sovjetik

Pas Revolucionit të Tetorit, Rusia shpalli falimentimin. Qeveria e re nën Leninin nuk pranoi të paguajë borxhet e aristokratëve rusë. Nga Falimentimi i Rusisë u prekën kryesisht kreditorët në Francë. Rusia do t’i paguajë këto borxhe vetëm gjatë viteve ’90 të shekullit XX, pas rënies së regjimit sovjetik

1923: Gjermania

200 miliardë marka ka kushtuar një kilogram bukë. Gjatë vitit 1923, gjermanët për pazar është dashur të bartnin shporta me para. Vlera e valutës binte çdo orë. Hiperinflacioni ishte pasojë e Luftës së Parë Botërore dhe e borxhit të madh. Kjo përvojë do të ndikojë në gjeneratat e mëvonshme të gjermanëve.

1933: Newfoundland

Ky është një nga shembujt që tregon se falimentimi i një vendi mund të thotë fundi i saj. Krahina e sotme kanadeze, Newfoundland, dikur ishte shtet i pavarur. Pas falimentimit të këtij vendi ajo humbi pavarësinë e saj dhe që atëherë është një pjesë e Kanadasë.

1945: Gjermania

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte tërësisht e falimentuar. Tre vjet pas luftës, vlera e monedhës ka vazhduar të bie, pasi industria dhe bujqësia pothuajse nuk funksiononin. Në të njëjtën kohë kishte më shumë para në qarkullim. Ngritja ekonomike fillon me reformën e vitit 1948.

1971: SHBA

Ajo që ndodhi në vitet ‘70, sot njihet si “tronditja Nixon”. Atëherë, president i vendit Richard Nixon, pothuajse brenda natës u largua nga i ashtuquajturi “standardi i artë”, pra që dollari më nuk është i detyruar të ketë depozita në ar. Kështu u shpall falimentimi i shtetit.

1998: Rusia

Për shkak të rënies së çmimeve të naftës, më 1998 ra vlera e rublës ruse. Rusia në të njëjtën kohë hynte në borxhe, kështu që borxhi shtetëror ishte 140 miliardë dollarë. Rusia nuk ishte më në gjendje të paguajë ato, ndaj shpalli falimentimin. Ky ishte falimentimi i pestë i këtij vendi.

2002: Argjentina

Kriza aktuale në Argjentinë zgjon kujtime e pakëndshme të vitit 2002. Atëherë u shemb sistemi financiar, pasi vendi u bë i paaftë të paguajë. Rezultat ishte kaosi: greva të përgjithshme, përleshjet me policinë, plaçkitjet në shitore dhe banka. Pjesa më e madhe e kursimeve humbën, e me këtë edhe shtresa e mesme shoqërisë.

2008: Islanda

Gjatë krizës financiare, Qeveria e Islandës u përpoq të shpëtojë vendin duke marrë bankat nën kontroll. Por, ky hap ishte i vonshëm. Islanda nuk mundte të lante borxhet, prandaj falimenton. Zyrtarisht ky vend nuk ka falimentuar, pasi e ndihmoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

2010: Greqia

Kriza e borxhit grek ishte agjendë e vazhdueshme në BE. Gjithmonë, në momentin e fundit, pas sesioneve të natës në Bruksel ajo ia dilte të shpëtonte. Por, kjo krizë në Greqi është ende e thellë: pothuajse çdo banor i katërt është i papunë!

2012: Belize

Vetëm 23 milionë dollarë, e kanë shtyrë këtë vend në falimentim. Ky vend i vogël në Amerikën Qendrore kishte borxhe në valutë të huaj, e pasi nuk ishte në gjendje për të paguar interesin SHBA-ve, shpalli falimentimin. /Telegrafi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version