Një person është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet austriake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:15 në qytetin e Drenasit.

Tutje në raport theksohet se i dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version