Të paktën gjashtëdhjetë shtetas gjermanë të cilët ishin bashkuar me ISIS-in janë vrarë në Siri dhe Irak, thotë një zyrtar.

Rreth 60 militantët gjermanë deri më sot janë janë vrarë , tha Kryetari i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Maassen, tha për gazetën Welt am Sonntag.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha më 20 nëntor 2014, se të paktën 550 gjermanë kanë lënë vendin dhe janë bashkuar me grupin ISIS në vendet arabe.

Shumica e shtetasëve gjermanë të cilët janë bashkuar me ISIS-in janë burra, megjithëse ka edhe disa femra që kanë hyrë në të dy vendet, Siri dhe Irak.

Thomas de Maiziere më tej tha se zyrtarët në Gjermani janë duke i përcjellur rreth 230 njerëz që mund të paraqesin rrezik në tokën gjermane.

Sipas një raporti në muaji tetor nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, 15.000 të huaj kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku ISIS-in apo grupe të tjera terroriste.

Vendet evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin lidhur me ndikimin e ISIS-it në të gjithë kontinentin. Autoritetet kanë frikë se militantët evropiane do të përdorin aftësitë e tyre luftarake kundër vendeve të tyre pas kthimit në shtëpi.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version