• Me zekatin në bagëti është për qëllim, kryesisht zekati në dele, lopë dhe deve.
  • Është kusht që kafshët për të cilët obligohemi të japim zekat, të kullosin lirshëm, nëpër fusha, pjesën më të madhe të vitit. Pra, jo ato të ushqyera vetëm me drithë a me ushqime tjera, të cilat i siguron pronari, pa i nxjerr në fusha.
  • Nisabi i deleve për të qenë obligim zekati është 40 dele. Ndërsa sasia e zekatit që duhet të nxirret është si në vijim:

 

Prej Deri Sasia që obligohet të  jepet
40 120 Një dele
121 200 Dy dele
201 300 Tri dele dhe kështu me radhë
  • Nisabi i lopëve, për të qenë obligim zekati është 30 lopë. Ndërsa sasia e zekatit që duhet të nxirret është si në vijim:

 

Prej Deri Sasia që obligohet të jepet
30 39 Një viç njëvjeçar
40 59 Një viç dyvjeçar
60 69 Dy viça njëvjeçarë
70 79 Një viç njëvjeçar dhe një viç dyvjeçar
  • Nisabi i deveve, për të qenë obligim zekati është 5 deve. Ndërsa sasia e zekatit që duhet të nxirret është si në vijim:
Prej Deri Sasia që obligohet tëjepet
5 9 Një dele
10 14 Dy dele
15 19 Tri dele
20 24 Katër dele
25 35 Deve një vjeçe
36 45 Deve dy vjeçe
46 60 Deve tre vjeç
61 75 Deve katër vjeç
76 90 Dy deve dy vjeçare
91 120 Dy deve tre vjeçare

Nisabi është term sheriatik (نصاب), që nënkupton kuotën (sasinë) minimale të pasurisë mbi të cilën obligohet pagesa e zekatit. Me fjalë të tjera, nisabi është kufiri mbi të cilin dhënia e zekatit bëhet obligim.

 

Për te ju ndihmuar ne llogaritjen e zekatit na shkruani ne iksbkosova@yahoo.com

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version