Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një 71-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë nipin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, në pranga është vënë shtetasi me inicialet P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, i cili për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore dhe shoqërimit të autorit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale për hetimet.

Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version