Sipas njoftimeve zyrtare, ka vdekur ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Imam dr. Ahmed Kalaja është shprehur kështu në rrjetin social Facebook:
Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”

“Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm.” (Kur’an Enbija 34)

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij!

Bujar Nishani ishte presidenti i parë shqiptar i cili në përfundim të mandatit si president, bashkë me bashkëshorten e tij, ishin në një vizitë private në vendet e shenjta Islame Meka dhe Medina në Arabinë Saudite duke kryer ritualin e Umres.

“Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut.” (Kur’an 6:57)

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version