Kryeprokurori i Stambollit ka vënë në shënjestër kryeministrin izraelit Netanjahu duke kërkuar arrestimin e tij dhe disa përfaqësuesve të tjerë të qeverisë izraelite.
Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin
Organet turke të drejtësisë kanë lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite nën akuzën për gjenocid. Ndër 37 të pandehurit janë Ministrin izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Lista e plotë nuk është publikuar ende.
Sipas njoftimit individët e kërkuar akuzohen për gjenocid kundër palestinezëve dhe krime kundër njerëzimit. Mijëra vetë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme thuhet më tej në deklaratën e prokurorisë.
Në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mijëra vetë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe zonat e banimit janë bërë të pabanueshme.
Reagimi i Izraelit
Izraeli e hodhi poshtë kategorikisht akuzën. Ministri i Jashtëm Gideon Saar e quajti atë “mashtrimin e fundit progandistik” të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin ai e quajti “tiran”.
