Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjilan, ku një grua kosovare ka raportuar se është viktimë e dhunës seksuale. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2025.
Viktima ka deklaruar në polici se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj.
Policia ka reaguar menjëherë, duke bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti, i cili raportohet se ka ndodhur rreth orës 14:00, ka shkaktuar shqetësim në qytet.