Dy vetura të EULEX-it janë sulmuar me armë zjarri në afërsi të pikës kufitare 31 në Bërnjak në veri të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar EULEX nëpërmjet një deklarate për media.

“Sonte rreth orës 20:00 dy automjete të EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri duke pësuar dëme materiale. EULEX-i dënon ashpër këtë sulm qyqar. Task-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për t’i kapur kryesit e këtij akti.

Çdo sulm kundër EULEX-it është sulm kundër Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

EULEX, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion lidhur me rastin ta kontaktojnë Task-Forcën e Mitrovicës në këtë numër: 038 512 638

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version