Dymbëdhjetë mjekët dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.

E deri te këto dyshime prokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi ka ardhur pas përgjimeve të bisedave dhe mesazheve që janë shkëmbyer mes mjekëve të arrestuar. Këto mesazhe janë siguruar nga KALLXO.com e të cilat janë dokumentuar edhe në kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve. /gazetajnk.com/kallxo.com/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version