Numri i përgjithshëm i nxënësve të vrarë nga agjencitë e sigurisë egjiptiane që prej grusht shtetit të 3 korrikut deri më 15 prill ka arritur në 299, bazuar në të dhënat e faqes së internetit Wiki Thawra.
Në periudhën 10- mujore, që nga grusht shteti ushtarak kundër presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi, udhëheqësit e përkohshëm të regjimit egjiptian Abdel – Fattah Al – Sisi dhe presidenti Adly Mansour kanë mbikëqyrur vrasjen e 299 nxënësve dhe studentëve të universitetit, dhe arrestimin arbitrar të 3657 të tjerëve.
Numri i mësipërm përfshin 193 meshkuj të rritur, dhe 6 femra të rritura, 96 meshkuj të mitur dhe 4 femra të mitura.
Rreth 19 studentë janë vrarë në kampus ose në afërsi të ndërtesave të universitetit.
Për më tepër, viktima në mesin e nxënësve të shkollave të mesme përfshijnë 37nxënës.
Raporti tregoi se muaji gusht ka dëshmuar më shumti vrasje, me 144 studentë të vrarë, kryesisht gjatë shpërndarjes së dhunshme të kampve protestuese në Kajro dhe Giza.
Më së shumti studentë të vrarë janë nga Al Azhar University, me 73 studentë të vrarë që prej 3 korrikut, i ndjekur nga Universiteti i Kajros, ku 25 studentë janë qëlluar për vdekje në kampus ose në afërsi të tij./mesazhi/
Previous ArticleSiri: Sulmohet kamioni me ndihma nga Turqia, një i vdekur
Next Article Dorëhiqen katër drejtues të Komunitetit Mysliman