Administrata e Presidentit Donald Trump tashmë ka shkurtuar 8 milionë dollarë në dhjetëra projekte të ngjashme

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) i SHBA-së po rishikon grantet e sigurisë për organizatat dhe vendet e kultit muslimane, të cilat janë akuzuar nga një think-tank pro-izraelit se kanë lidhje me grupe “radikale”.

Departamenti tashmë ka shkurtuar rreth 8 milionë dollarë në 49 projekte për lidhje të dyshuara me “aktivitete terroriste”, sipas një dokumenti të DHS-së të siguruar nga Fox News.

Vlen të theksohet se  DHS ka krijuar një rrjet organizatash dhe personalitetesh muslimane në SHBA nga 2013-ta e tutje të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të shtetit në programin “Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” – i cili kishte si lëvizjet, organizatat dhe individët musliman të perceptuar si ekstremistë. 

Thuhet se DHS po e bazon vendimin e tij në një raport nga Forumi i Lindjes së Mesme (MEF), i cili pretendon se DHS u ka dhënë 25 milionë dollarë grante “organizatave jofitimprurëse radikale”, shumë prej të cilave i akuzon se kanë “lidhje” me grupe terroriste, nga viti 2013 deri në 2023.

Grantet vijnë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të ndihmuar organizatat shtetërore, lokale, fisnore dhe jofitimprurëse të parandalojnë, të mbrohen, të përgatiten dhe t’u përgjigjen sulmeve terroriste ose ekstremiste të bazuara në urrejtje.

Xhamitë dhe grupe të tjera fetare kanë marrë fonde nga FEMA për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së tyre.

Qendra Ligjore për Varfërinë Jugore (Southern Poverty Law Center) e përshkruan MEF-in si “një think-tank anti-mysliman” dhe presidentin e saj Daniel Pipes si dikë që ka promovuar me tërbim “pikëpamje anti-myslimane” për dekada të tëra. Pipes e themeloi MEF-in në vitin 1994.

Raporti i MEF-it nuk i vërteton akuzat që bën kundër xhamive, qendrave komunitare myslimane dhe grupeve të tilla si Shoqëria Islamike e Baltimorës, Qendra Islamike e San Diegos, Qendra Islamike Dar Al-Hijrah në Virxhinia dhe organizata më e madhe myslimane për të drejtat civile në SHBA, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR).

Në raportin e saj, ajo e njollosi organizatën pro-palestineze CAIR si “të lidhur me Hamasin” pa cituar asnjë provë.

CAIR ka qenë më parë përfitues i granteve të FEMA-s dhe ka marrë fonde për të rritur sigurinë në selinë e saj, e cila ishte vënë nën kërcënim nga ekstremistët.

“Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Kristi Noem po i lë ‘të çmendurit të drejtojnë çmendinën’ duke lëshuar deklarata të motivuara politikisht bazuar në broçkullat e MEF-it”

– Zëdhënësi i CAIR

CAIR i tha Middle East Eye se nuk kishte asnjë grant aktiv federal që departamenti mund ta eliminonte, rishikonte apo shkurtonte, dhe e akuzoi MEF-in se ishte një “faqe interneti e urrejtjes”.

“Xhamitë kanë të njëjtën të drejtë ligjore si kishat, sinagogat dhe organizatat e tjera fetare jofitimprurëse për të aplikuar për grante federale, përfshirë fondet që ndihmojnë shtëpitë e adhurimit të cenueshme nga sulmet të rrisin sigurinë e tyre,” tha një zëdhënës i CAIR.

“Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Kristi Noem po i lë ‘të çmendurit të drejtojnë çmendinën’ duke lëshuar deklarata të motivuara politikisht bazuar në broçkullat e MEF-it, një faqe interneti e urrejtjes ‘Izraeli i Pari’, themeluesi i së cilës, Daniel Pipes, e ka dënuar presidentin si ‘egoist’, ‘të neveritshëm’ dhe ‘të papërshtatshëm për presidencën’.”

Pipes i ka përqeshur myslimanët si “popuj me lëkurë të errët që gatuajnë ushqime të çuditshme dhe mbajnë standarde të ndryshme higjiene”.

CAIR tha se është një organizatë e pavarur që ka dënuar të gjitha format e fanatizmit, përfshirë antisemitizmin dhe islamofobinë, dhe të gjitha format e dhunës së padrejtë, përfshirë krimet e urrejtjes, terrorizmin, spastrimin etnik dhe gjenocidin.

“Në fakt, CAIR e ka dënuar terrorizmin kaq shpesh saqë ISIS [grupi Shteti Islamik] njëherë vuri në shënjestër drejtorin tonë ekzekutiv kombëtar,” shtoi zëdhënësi.

Një zëdhënës i DHS i tha Middle East Eye se DHS dhe FEMA po “kryenin një vlerësim gjithëpërfshirës të të gjitha granteve për të çrrënjosur shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin”.

“Ndryshe nga administrata e mëparshme, grantet nuk do të përdoren më për të fuqizuar organizatat radikale me lidhje të dyshimta që nuk i shërbejnë interesit të popullit amerikan,” shtoi zëdhënësi.

Një zyrtar i DHS u citua gjithashtu nga Fox News të ketë thënë se departamenti i merr “shumë seriozisht rezultatet e raportit të MEF-it dhe jemi mirënjohës për punën e grupeve konservatore të vëzhgimit”.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version