Gazetarët pa Kufij lëshuan një deklaratë ku dënuan dhunën e Izraelit kundër gazetarëve palestinezë. Ata dënuan në veçanti targetimin e qëllimshëm të gazetarëve gjatë përleshjeve mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë që ndodhi në qytetin Ramallah.
Këto incidente për fat të keq nuk janë të izoluara, ” vuri në dukje Soazig Dollet, kryetarja e “Reporterët pa Kufij”. “Ne jemi shumë të shqetësuar për rritjen e dhunës ndaj gazetarëve palestinez që po sulmohen qëllimisht nga forcat e sigurisë izraelite . ”
Ajo vazhdoi : “Ne përsërisim thirrjen tonë për autoritetet izraelite , veçanërisht ato ushtarake, për të respektuar integritetin fizik të gazetarëve që mbulojnë demonstratat . ”
Dollet theksoi se Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë në 28 mars për ” njohjen e rëndësisë së mbulimit mediatik të protestave, dhe dënon çdo sulm apo dhunë kundër gazetarëve që mbulojnë ato”.
Gazetarët pa Kufi tha se Qendra Palestineze për Zhvillim dhe Media të Lira tashmë ka regjistruar rreth 80 raste të shkeljeve të lirisë së medias nga forcat e sigurisë.