Osman Çekaj
Një profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës (Blerimi de !), në fillimet e invazionit rus në Ukrainë, kishte shkruar duke shprehur një habi të tijën. Profesori pyeste i çuditur: si është e mundur që një popull nga i cili kishin dalë mendje të ndritura si Dostojevski, Tolstoi e Pushkini të përqafonte një agresivitet të tillë?
Por pse ai dhe linja e tij e mendimit nuk shprehën kurrë të njëjtën habi kur ushtria ruse kryente masakra ndaj popullsive myslimane në Kaukaz? Apo sepse, prej pikëpamjes perëndimore, trashëgimia kulturore dhe mendimi filozofik duhet të rishikohet vetëm atëherë kur viktimat janë të bardhë dhe të krishterë?
Pse “Profesori” nuk ka shprehur kurrë habi për shekujt e kolonializmit dhe terrorit që ushtruan shtetet evropiane, të cilat njëkohësisht kishin përqafuar konceptet e iluminizmit dhe modernitetit?
Pse nuk ka pyetur i habitur se si është e mundur që populli i Shekspirit, Hobbes-it e Francis Bacon-it të ushtronte aq shumë terror mbi popuj të tërë për shekuj me radhë?
Pse nuk është çuditur se si populli i Dekartit, Hygoit e Balzakut të ishte kolonizator, gjakpirës dhe kriminel barbar për shekuj të tërë?
Pse “postmodernizmi” lindi vetëm atëherë kur pjella e iluminizmit dhe modernitetit iu versul vetë Evropës së bardhë e të krishterë?
Pse vetëm pas dy luftërave botërore, Perëndimi prodhoi një projekt intelektual që kritikonte mitet dhe pandehmat e iluminizmit e modernitetit?
Sepse Perëndimi anën e shëmtuar të vetes e vëren vetëm kur viktimë e saj bëhet vetë ai.
Ajo që po ndodh në Gaza nuk është as aksident, e as devijim. Është derivat i natyrshëm i mendimit modern perëndimor. Sionismi eshte surrgat i modernitetit, derivati i natyrshem e jo diç aksidentale. Ashtu siç Bauman e quajti Holokaustin në veprën “Moderniteti dhe Holokausti”,një rrjedhojë e natyrshme e modernitetit.
“Populli i Yuval Hararit nuk bën krime,” tha Berat Buzhala në një emision.
Mbase Buzhala ka të drejtë nga perspektiva e tij eurocentrike, sepse, pasi ka dehumanizuar palestinezët myslimanë, atëherë s’do mend shumë për te kuptuar qe gjenocidi ndaj tyre nuk gjykohet si krim.
Filozofi slloven Slavoj Žižek e quan Palestinën një “nyje simptomatike” , term i cili i referohet një situate ku kristalizohen të gjitha çarjet morale të një sistemi vlerash. Në rastin e Perëndimit, Palestina është pikërisht kjo: një nyje simptomatike, sepse aty shfaqen në mënyrë të kristalizuar krizat morale prej të cilave Perëndimi duket se nuk ka mundësi të shkëputet. Kolonializmi, supermacia e races, shtypja e pabarazia.
Share.

Comments are closed.

Exit mobile version