Kultura e leximit në Prishtinë po fiton një dimension të ri. Me shumë entuziazëm dhe përkushtim, nis seria e re mujore “Prishtina Book Talks”, ku çdo muaj do të diskutohet një libër i përzgjedhur, në një ambient të hapur, miqësor dhe reflektues.
Kjo iniciativë e veçantë do të udhëhiqet nga Zgjim Dida, inxhinier softuerik dhe lexues pasionant, i cili do të jetë nikoqiri i bisedave dhe udhëheqësi i rrugëtimit letrar.


Çfarë e bën këtë seri të veçantë?

🎙️ Çdo muaj, një libër. Një bisedë e hapur. Një ftesë për të menduar ndryshe.
Kështu përshkruhet më së miri “Prishtina Book Talks”, një platformë që synon ta kthejë leximin në përvojë kolektive, ku të gjithë mund të ndajnë mendime, interpretime dhe pyetje mbi temat që zgjon libri i muajit.


Edicioni i parë:

📖 Libri: Struktura e Revolucioneve Shkencore – Thomas S. Kuhn
🗓️ Data: E hënë, 12 maj 2025
📍 Vendndodhja: Rr. Shaip Spahia, Lagjja e Muhaxherëve, Prishtinë
🕕 Ora: 18:00 (pritja nga ora 17:30–17:55)
📱 Konfirmimi paraprak: +383 49 150 341

Ky libër klasik i filozofisë së shkencës ka sfiduar mënyrën se si e kuptojmë përparimin shkencor. Kuhn argumenton se shkenca nuk zhvillohet përmes rritjes graduale të njohurive, por përmes revolucioneve, ku paradigmat shkencore rrëzohen e zëvendësohen nga të reja. Një temë që hap dyert për reflektim jo vetëm në shkencë, por edhe në mënyrën se si ne përballemi me ndryshimin në jetën e përditshme.


Ftesë për të gjithë

Kjo seri është e hapur për të gjithë – studentë, profesionistë, lexues të përkushtuar apo thjesht kureshtarë. Mjafton dëshira për të dëgjuar, reflektuar dhe bashkëbiseduar.

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një komuniteti ku libri është qendra e dialogut dhe ku çdo faqe mund të ndezë një mendim të ri.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version