Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren–Duhël, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar shqetësim te drejtuesit e tjerë të mjeteve që udhëtonin në atë kohë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante policore për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren–Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka deklaruar Krasniqi.

Aktualisht nuk raportohet për detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e sakta të përplasjes. Policia u bën apel të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit kur kushtet e dukshmërisë mund të jenë të kufizuara.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version