Edicioni i 18-të i Garave Kur’anore për Forcat e Armatosura në Katar përfunduan me një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Katarit, në Doha.

Fituesit e kategorive të ndryshme u nderuan në ceremoninë e mbylljes, e cila u ndoq nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Katarit, njoftoi e gazeta e përditshme al-Arab.

Në këtë Garë Kur’anore morën pjesë 97 oficerë të ushtrisë në mësimin përmendësh të Kur’anit të Shenjtë në shtatë nivele, tha Ali Ahmed al-Barek, kreu i Komitetit Organizativ.

Ai vuri në dukje se në margjinat e Garave Kur’anore, janë zhvilluar seminare për njësi të ndryshme të ushtrisë për të informuar ata për procedurat e garave.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version