Lufta në Ukrainë shkaktoj panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku javëve të fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit dhe vajrave. Kjo situatë nxiti edhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme. Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare publike nga institucionet, sa i takon sasisë së grurit, në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se sasia e grurit në dispozicion mbulon nevojat për më së shumti tre muaj.

“Në Kosovë duhet të jenë diku edhe 40 mijë deri në 50 mijë tonë grurë pa i marrë parasysh rezervat e fermerëve që janë nëpër shtëpitë e tyre. Unë mendoj se ka sasi të madhe te fermerët, sepse po e shohim kohëve të fundit se është rritur kërkesa për shitje të grurit nga fermerët, sepse ka çmim të leverdishëm dhe ata janë të interesuar ta shesin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Zejnullahu, drejtues i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version