Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në panairin e njohur “Rheinkirmes” në Düsseldorf të Gjermanisë. Të paktën 19 persona, përfshirë një fëmijë, përfunduan në spital pasi një shpërthim fishekzjarresh ndodhi papritur në mes të turmës. Nga të lënduarit, katër janë në gjendje të rëndë.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse, rreth 80 ekipe shpëtimi, shkuan menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve. Sipas hetimeve të para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak se një nga fishekzjarrët shpërtheu në një lartësi më të ulët se sa ishte planifikuar, për arsye ende të panjohura. Policia po e heton rastin si aksident.
Për shkak të incidentit, organizatorët e panairit vendosën ta mbyllin ngjarjen më herët se sa ishte planifikuar. Ata shprehën keqardhjen e thellë për atë që ndodhi dhe thanë se do të shqyrtohet mundësia nëse do të vazhdojë tradita e fishekzjarrëve në vitet në vijim.
Panairi, i cili i kushtohet shenjtorit mbrojtës të qytetit, Shën Apolinarit, kishte nisur më 11 korrik dhe pritej të përfundonte të nesërmen.
Bei dem Feuerwerks-Unfall auf dem Düsseldorfer Rheinkirmes ist laut Feuerwehr mindestens ein Querschläger knapp über der Menschenmenge detoniert. Laut Veranstalter wird nun geprüft, ob die Tradition des Feuerwerks fortgeführt werden soll.https://t.co/m0mQDx8wnc pic.twitter.com/MatNDYwohs
— WDR aktuell (@WDRaktuell) July 19, 2025