Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të shpallë plane për një okupim të plotë të Rripit të Gazës, sipas raporteve të mediave izraelite.
thotë se ushtria izraelite do të zgjerojë operacionet në të gjithë enklavën, përfshirë edhe zonat ku besohet se mbahen pengjet nga Hamasi.
“Vendimi është marrë,”Amit Sega, një zyrtar të lartë nga zyra e Netanyahut.
“Hamasi nuk do të lirojë më shumë pengje pa një dorëzim të plotë, dhe ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk veprojmë tani, pengjet do të vdesin nga uria dhe Gaza do të mbetet nën kontrollin e Hamasit,” thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës e dënoi planin e raportuar dhe u bëri thirrje vendeve të botës të “ndërhyjnë urgjentisht për të parandaluar zbatimin e tij, pavarësisht nëse është një formë presioni, një test për të matur reagimet ndërkombëtare, apo një qëllim serioz.”
Raportet vijnë në një kohë kur Netanyahu pritet të mbledhë kabinetin e luftës të martën për të diskutuar hapat e ardhshëm të Izraelit në Gaza, ndërkohë që lufta atje po i afrohet dy viteve.
Ndërkohë, ai po përballet me presion të rritur ndërkombëtar për të lejuar më shumë ndihmë humanitare në Gaza dhe për të ndalur luftimet, përballë vdekjeve të shumta të palestinezëve për shkak të kequshqyerjes dhe sulmeve izraelite.
Të hënën, të paktën 74 palestinezë, përfshirë 36 që kërkonin ndihmë, u vranë në sulme izraelite, sipas burimeve mjekësore në Gaza.
Brenda vendit, Netanyahu gjithashtu përballet me presion në rritje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas publikimit të pamjeve ku dy pengje izraelitë, Rom Braslavski dhe Evyatar David,
Të hënën, Netanyahu përsëriti objektivat e tij kryesore të luftës:
“Duhet të qëndrojmë bashkë dhe të luftojmë bashkë për të arritur të gjitha objektivat tona të luftës: shkatërrimin e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza të mos paraqesë më rrezik për Izraelin,” deklaroi ai në një takim të rregullt të kabinetit.
Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore për heshtje ndaj mizorive të Izraelit, duke e fajësuar qeverinë e Netanyahut për jetën e pengjeve, për shkak të “kokëfortësisë, arrogancës dhe refuzimit për një marrëveshje armëpushimi.”
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 60,930 palestinezë, përfshirë të paktën 18,430 fëmijë.
Izraeli thotë se 49 pengje vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, prej të cilëve 27 dyshohet se kanë vdekur.