Dëgjojen me zë:


Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ku një këmbësor 76-vjeçar u godit nga një veturë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 18:25. “Një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar menjëherë për tretman mjekësor”, deklaroi Zahiti.

Gjendjen e të lënduarit e konfirmoi edhe zëdhënësi i Spitalit Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu. Sipas tij, 76-vjeçari është pranuar në Shërbimin Emergjent në orën 18:40, duke pasur lëndime të shkaktuara nga përplasja.

“Po vazhdon trajtimi i tij dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi mjekësor. Aktualisht po kryhet ekzaminimi radiologjik me tomografi të kompjuterizuar (CT) të kokës për të konstatuar gjendjen reale të tij”, tha Fazliu.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e goditjes. Autoritetet apeluan për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat urbane ku qarkullimi i këmbësorëve është i lartë.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version