Ngjarjet e rënda që tronditën Gjilanin, vrasja e trefishtë dhe rasti i dhunës grupore, kanë nxitur një reagim të ashpër nga kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri. Në një deklaratë publike, ai shprehu shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në qytet.

Haziri theksoi se Gjilani, i njohur dikur si “qytet i paqes” dhe “qytet i respektit,” po kalon një periudhë të errët, duke u shndërruar në “qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë.” Sipas tij, këto dy ngjarje të tmerrshme duhet të shërbejnë si një alarm serioz për gjithë shoqërinë.

“Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme,” tha Haziri, duke e dënuar fuqishëm dhunën.

Kryetari i LDK-së dënoi ashpër të dy rastet dhe kërkoi nga organet kompetente të ndërmarrin veprime të shpejta për zbardhjen e tyre. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të vënë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve. Haziri gjithashtu shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të vrasjes dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurit.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version