Lëvizja Islame Bashkohu duke përcjellur ecurin politike në vend e sheh të arsyeshme të lëshon këtë deklaratë

LISBA iniciativën e hoxhallarëve për bashkimin të subjekteve me drejtim islam e sheh si të arsyeshme, por kundërshton mospërfilljen e liderit të PD-së Ferid Aganit, i cilin nuk e ka përfillur dhe ka refuzuar bashkimin e subjekteve politike me drejtim islam.

Të gjithë qytetarët e Kosovës e dijnë që PD-ja në krye me Ferid Aganin ka pasur përkrahje nga elektorati musliman që si rezultat i kësaj përkrahje ka sjellë edhw Ferid Aganin në kolltukun e ministrit.

Ndërsa Agani dhe PD-ja gjatë kohës e kanë mohuar këtë me deklaratat e tyre se nuk kanë ardhur në pushtet nga elektorati musliman, duke manipuluar me votuesit e tij dhe duke mos realizuar asnjë postim ndaj tyre.

LISBA kundërshton Ferid Aganin i cili i qaset thirrjes për të votuar nga mënyra fetare dhe duke manipuluae me votuesit, po ashtu duke refuzuar unitetin që mbështesin hoxhallarët më eminent në Kosovë.

LISBA e konsideron se Agani ka shitur kauzën për të cilën është mbështetur nga muslimanët e Kosovës për interesat e tij.

Gjithashtu, LISBA apelon te të gjithe besimtarët që të mos bien pre e manipulimeve që zgjatën për disa vite nga vetë Agani dhe PD-ja.

LISBA shpreh përkrahjen e saj për listën uniteti dhe apelon të votohen katër antarët e listës që përkrahen nga hoxhallarët.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version