Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, do të udhëtojë sot për vizitë dy ditore në Beograd, ku me funksionarë serb do të bisedojë për të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe për rrjedhën e bashkëpunimit të ri.
Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, do ta pret Lavrovin në aeroportin “Nikolla Tesla”, kumtoi Ministria serbe e Punëve të Jashtme.
Dacic dhe Lavrov kanë takim të martën, ku do të nënshkruhet edhe Plani për konsultime mes ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve për periudhën 2015-2016.

Gjatë vizitës në Beograd, Lavrov do të takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe me presidentin Tomisllav Nikolic.

Lavrov me funksionarët e lartë serbë do të bisedojë edhe për çështje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ballkan.

Mes temave kryesore do të jetë edhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik.

Kujdes të veçantë do t’i përkushtohet edhe projektit “Rrjedha jugore”, si dhe për rikonstruktimin e hekurudhës serbe me ndihmën e kredisë ruse prej 800 milionë dollarëve. /Telegrafi/

 

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version