Ashtu si iMac M4 dhe Mac Mini, Apple ka vendosur që 16GB RAM të jetë standardi i ri i memories për këto pajisje, me çmimin fillestar prej 1,599 dollarë. Kjo rritje e memories është pjesë e inovacioneve të Apple Intelligence.
Apple nisi javën duke përmbushur premtimin për prezantimin e disa produkteve të reja harduerike, ku i pari ishte iMac 24-inç, i ndjekur nga Mac Mini.
Sot, kompania prezantoi modelet e reja të MacBook Pro, 14-inç dhe 16-inç, të cilët vijnë me çipin më të ri M4. Përveç versionit standard të M4 dhe versionit të avancuar M4 Pro, përdoruesit kanë mundësinë t’i konfigurojnë laptopët e tyre me çipin më të fuqishëm, M4 Max.
Nga ana vizuale, kompania nuk përmendi ndryshime të mëdha, përveç ngjyrës së zezë që është e disponueshme për modelin 14-inç MacBook Pro. Megjithatë, ndryshimet e brendshme janë mjaft tërheqëse për përdoruesit, veçanërisht për ata që kanë një model më të vjetër, si MacBook Pro M1 ose modele me procesor Intel.
Njësoj si me iMac M4 dhe Mac Mini, Apple ka vendosur që 16GB RAM të jetë standard për memorien, duke filluar me çmimin prej 1,599 dollarë. Falë përmirësimeve në Apple Intelligence, kjo rritje e memories është bërë e mundur.
Apple nuk dha shumë detaje për M4 Max, por dihet që ky procesor përfshin 16 bërthama, nga të cilat 12 janë për performancë dhe 4 për efikasitet, dhe një grafikë me 40 bërthama.
Për krahasim, M4 Pro ka një procesor me 14 bërthama dhe grafikë me 20 bërthama, ndërsa versioni bazë i M4 përmban 8 bërthama për procesor dhe grafikë me 10 bërthama. M4 Max gjithashtu mbështet deri në 128GB RAM dhe ka 30% më shumë bandwidth memorie në krahasim me M3 Max.
Përsa i përket lidhjeve, modelet MacBook Pro me M4 Pro dhe M4 Max janë të pajisura me tre porta Thunderbolt 5 USB-C, njëlloj si Mac Mini me M4 Pro.
Laptopët e rinj kanë gjithashtu ekrane me ndriçim më të lartë, që arrin deri në 1,000 nits, krahasuar me 600 nits në versionet e mëparshme. Modeli 14-inç MacBook Pro M3 fillon me çmimin 1,599 dollarë, ndërsa ai me procesor M4 Pro fillon nga 1,999 dollarë. Ndërkaq, modeli 16-inç MacBook Pro me M4 Pro fillon nga 2,499 dollarë. Porositjet janë të hapura që sot, dhe shitjet fillojnë më 8 Nëntor.