Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci thotë se korrupsioni, edhe në sistemin gjyqësor, por edhe në institucionet e tjera është i pranishëm dhe nuk mund të mohohet. Mirëpo, thotë se në Gjyqësor ndoshta më tepër është edhe një lloj perceptimi për shkak të natyrës edhe funksionit që kryen. “Në gjykata zakonisht i kemi dy palë edhe sondazhi që është bërë sa i takon kësaj çështjeje, ka dalë që palët e pakënaqura kanë thënë se sistemi gjyqësor është i korruptuar. Ne, në vazhdimësi jemi duke punuar në këtë drejtim. Jemi duke i adresuar çështjet të organet kompetente, për individët që ndoshta janë të “njollosur”. Në anën tjetër, edhe Komisioni disiplinor edhe Zyra e prokurorit për disiplinë adresojnë çështjet e sjelljes së pahijshme të gjyqtarëve që ndoshta nuk hyjnë në rangun e korrupsionit, mirëpo edhe ato ndikojnë në imazhin e Gjyqësorit. Në përgjithësi ne konsiderojmë se ka përmirësime”, ka thënë Peci në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë. Megjithatë, Peci konsideron se nganjëherë një perceptim për Gjyqësorin mund të jetë jo i saktë.
Previous ArticleKS i OKB diskuton raportin mbi Kosovën
Next Article S’ka mësim pa u kryer analizat