Prishtinë, 21 tetor 2025 – Iniciativa “Përkujtuesi Ditor” ka realizuar sot me sukses kampanjën “Një Kuran dhuratë për ty” në zemër të kryeqytetit, në sheshin kryesor të Prishtinës. Aktiviteti u prit me interes të madh nga qytetarët, të cilët u afruan me respekt dhe kureshtje për të marrë një kopje të Librit të Shenjtë.

Kjo nismë ka për qëllim përhapjen e mesazheve të udhëzimit, që përmban Kurani, duke e ofruar atë si dhuratë për këdo që dëshiron ta njohë më nga afër. Organizatorët theksuan se fushata është mirëpritur me entuziazëm dhe ka sjellë reagime shumë pozitive nga qytetarët e të gjitha moshave.

“Jemi të lumtur që mesazhi ynë u prit me kaq ngrohtësi. Kjo na inkurajon të vazhdojmë me përkushtim për të shpërndarë dritën dhe urtësinë që përcjell Kurani,” – thuhet në njoftimin e Iniciativës “Përkujtuesi Ditor”.

Kampanja pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim në lokacione të tjera, me synimin që sa më shumë njerëz të kenë mundësinë të marrin një kopje të Kuranit dhe të njihen më gjerësisht me vlerat që ai përçon.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version