Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, zhvilloi sot një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku takoi ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Gjatë kësaj vizite, Gucati shprehu mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL UÇK-së për ata që ai i quajti luftëtarë të lirisë, të cilët po përballen me një proces që, sipas tij, është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

“Drejtësia nuk mund të jetë e plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë – dhe kjo e vërtetë nuk mund të zbehet,” deklaroi ai.

Sipas Gucatit, kjo nuk është vetëm një çështje personale për individët që po gjykohen, por një betejë për dinjitetin dhe drejtësinë e tërë luftës çlirimtare të Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version