Sot bëhen 80 vjet nga dita kur bomba atomike “Little Boy” shkatërroi Hiroshimën dhe ku vetëm aty rreth 140,000 njerëz humbën jetën. U hodhën rreth 15,000 tonë bombash dhe dëmet që u shkaktuan ishin të mëdha.
Si për të mos mjaftuar kjo histori tragjike e njerëzimit, sot, në vitin 2025, raportet tregojnë se mbi 100,000 tonë bombash janë hedhur në Gaza që prej tetorit 2023. Bombardime të vazhdueshme, në një hapësirë të bllokuar nga të gjitha anët, të mbipopulluar, ku nuk ka as strehë, as dalje, as mbrojtje.
Sot Gaza është bombarduar me mbi 6 herë më shumë eksploziv se sa Hiroshima, ndërkohë që është rrafshuar e gjitha.
A mund të quhet kjo paqe dhe e drejtë për t’u vetëmbrojtur?
Sot përkujtohet Hiroshima dhe viktimat e saj, mirëpo bota vijon të përsëris gabimet e së shkuarës, duke i shtuar atyre edhe më shumë gabime dhe faje të reja. Njerëzimi vuan nga amnezia e humanitetit dhe nga hipokrizia e më të fortit.
Namir Lapardhaja