Një grup hakerësh nga kina që nga viti 2007 ka sulmuar satelitët dhe industrinë mbrojtëse të Amerikës dhe Evropës.
Sipas një njoftimi të agjencisë Bloomberg, ky grup i quajtur Puter Panda ka arritur të depërtojë në industrinë mbrojtëse dhe hapësinore të Amerikës dhe Evropës në vitin 2007 dhe në këtë mënyrë vjedh informacionet e kompanive tregtare sidomos në sektorin e satelitëve, sektorin hapësinor dhe komunikacionit. Muajin e kaluar prokuroria amerikane ka akuzuar 5 ushtarakë kinezë për vjedhjen e informacioneve. Kjo e ka detyruar Pekinin që të thërrasë ambasadorin amerikan për shpjegime. Nga ana e saj qeveria kineze duke dënuar këtë veprim ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk është implikuar në vjedhjen e informacione kibernetike. Kompanitë Westing House dhe Alkoa janë dy prej kompanive amerikane të cilat sipas qeverisë së Uashingtonit janë sulmuar nga hakerët e ushtrisë kineze.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version