Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh dërguar për Forumin e 2-të Ndërkombëtar të Medias dhe Islamofobisë tha se “Islamofobia po vazhdon të përhapet veçanërisht në vendet perëndimore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e tij, Erdoğan ka përgëzuar institucionet që kanë udhëhequr zhvillimin e këtij programi si dhe ka shprehur falënderimet për të gjithë ata të cilët kanë pasuruar përmbajtjen e këtij programi me mendimet, udhëzimet dhe rekomandimet e tyre.
“Atmosfera e urrejtjes e nxitur edhe nga organe mediatike të papërgjegjshme, bashkë me muslimanët ndikon negativisht edhe tek miliona njerëz që kanë gjuhë, fe, rrënjë dhe kultura të ndryshme. Diskutimet e turpshme të përjetuara në kontekstin e krizës së Ukrainës, tregojnë dimensionet e rrezikshme që ka arritur armiqësia ndaj Islamit (islamofobia) dhe racizmi kulturor”, tha Erdoğan.