Policia e Kosovës ka bërë me dije se ditën e djeshme është raportuar për dy vdekje të dyshimta, një në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë.

Në rrugën “Afrimi Zhitia” të kryeqytetit policia ka marrë informatën se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës mashkull.

Njësiti policor dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Ndërkaq në Fushë Kosovë, po ashtu dje, policia është informuar se në një banesë është gjetur një trup i pajetë i viktimës mashkull.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar dhe në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së dy viktimave, por dyshohet për vdekje të natyrshme. /koha.net/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version