Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë eshte regjistruar në sektorin hekurudha të Plazhit të Durrësit ku një person është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa ndodhej brenda makines se tij me targa italiane.
Policia është vënë në ndjekje të makinës nga u qëllua me armë zjarri që mësohet se është një mjet tip ‘Benz’ me targa të Kosovës 01204 KS. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo detaje të tjera rreth ngjarjes./gazeta-Shqip.com/.